Berlusconi fiton luftën me Covid-19, del nga spitali
Lideri i Partisë Forza Italia, ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dalë nga spitali San Raffele i Milanos ku ishte i shtruar pas infektimit nga Covid-19.
Ai ka qëndruar 12 ditë rresht në këtë spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal Profesor Zangrillo.
Silvio Bersluconi është shëruar nga Covid-19 e tamponi i kryer pak orë më parë ka dhënë rezultat negativ e pas pak ditësh pritet të kryhet dhe një tampon i dytë.
Lideri i Forza Italias ndodhet në rezidencën e tij në Arcore në gjendje izolimi derisa dhe tamponi i dytë të jap një përgjigje negative.
“Qe prova më e rëndë e jetës time, por dhe kësaj here ia hodha”, është shrpehuar ai sot, menjëherë sapo ka lënë spitalin San Raffaele.
“Secili prej nesh është i ekspozuar dhe mund të infektoj të tjerët, prandaj rinovj apelin tim për një përgjegjësi makismale sociale e personale”, ka thënë për mediat italiane Silvio Bersluconi.
“U gjendëm pranë cdo të sëmuri me Covid dhe familjeve të tyre.”
Silvio Berkusconi qëndroj në spitalin e Milanos nga data 3 shtator deri më 14 shtator.