Bërnabiç: Nga nesër fillon vaksinimi masiv i popullsisë në Serbi

Vaksinimi për grupin tjetër me prioritet, i cili përfshin edukatorë, anëtarë të Ministrisë së Brendshme, ushtrisë serbe dhe përfaqësuesve të mediave në Serbi, do të fillojë nesër.

“Përfaqësuesit e medias, posaçërisht punonjësit e medias që janë vazhdimisht në terren, përfshihen në grupin prioritar, me thirrjen e shoqatave të medias, por edhe me kërkesë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Kryeministrja tha se nga neser do te filloje vaksnimi masiv i popullsise serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga nesër, do të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë”, tha Bërnabiç dhe u bëri apel të gjithëve që të aplikojnë në sa më shumë numra të jetë e mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç deklaroi ajo, sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të bëhet vaksinimi, aq më i shpejtë do të jetë kthimi në normalitet.

Ajo shprehu pritjen që gjatë vitit 2021, për sa i përket shëndetit, Serbia të jetë në gjendje të kthehet në atë që ka jetuar para pandemisë së koronavirusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?