Berslusconi shkakton polemika: Putin më dërgoi vodka dhe letër të ëmbël

Në Itali kanë shpërthyer polemika, lidhur me një regjistrim audio ku ish-kryeministri dhe senatori i zgjedhur rishtazi Silvio Berlusconi dëgjohet të thotë se kishte rikthyer lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ministrat rusë e kanë thënë në disa raste se ne I kemi shpallur luftë pasi po ofrojmë armë dhe mbështetje financiare për Ukrainën. Nuk e kam dhënë opinionin tim personal, pasi nëse do të mësohej nga shtypi do të ishte një katastrofë, por jam shumë shumë i shqetësuar. Kam rikthyer lidhjet me presidentin Putin. E njoh atë si njeri paqësor dhe të ndjeshëm”, dëgjohet të thotë Berlusconi.

Në regjistrimin audio, Berluskoni thotë më tej se Putin i kishte dhuruar 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij të 86-të më 29 shtator, bashkë më një letër të ëmbël siç shprehet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?