Beteja për karrigen e pushtetit, Michel largohet pas zgjedhjeve në BE, kurse Orban synon postin e tij
Një udhëkryq gjigand institucional. Për BE, korriku rrezikon të kthehet në një muaj në të cilin do të përqendrohen të gjitha zgjedhjet kryesore për postet e larta. Nga Parlamenti Europian te Komisioni, dhe në këtë pikë, edhe për presidencën e Këshillit të BE-së. Madje do të ketë lëvizje edhe në selinë e NATO-s, edhe pse nuk bëhet fjalë për një organizëm jo të BE-së.
Trafiku rreth karrigeve më të larta të Europës është intensifikuar në këto ditë të para të janarit. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, konfirmoi vendimin e tij për të kandiduar për një vend në Parlamentin Europian, që do të nënkuptonte largimin e tij të hershëm nga presidenca e Këshillit nëse ai zgjidhej.
Vendimi i tij, për të lënë karrigen më të lartë të pushtetit, për të zbritur në atë më të ulët, është kritikuar ndjeshëm. Por në të njëjtën kohë, ka ngjallur mjaft interes për zëvendësimin e tij. Liderët e BE-së kanë më pak se gjashtë muaj që të bien dakord për një emër tjetër për ta vendosur në atë postë.
Nëse dështojnë në këtë detyrë, kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit është planifikuar të marrë presidencën e radhës të këshillit të veçantë të BE-së atë muaj, do të takohet me liderët për këtë, diçka që udhëheqësit europianë janë të prirur ta shmangin duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin.