Betohet Vasiliqi Thanu, gruaja e parë kryeministre në Greqi
Në orën 20:00 do të bëjë betimin para Presidentit të Republikës Prokopis Pavlopulos, kryeministrja e qeverisë teknike Vasiliqi Thanu dhe do të mori mandatin për formimin e qeverisë, e cila do të bëjë betimin nesër, ditën e premte. Pas procedurës së mandateve eksploruese presidenti i Republikës ka kontaktuar liderët politikë në një përpjekje të fundit për krijimin e një qeverie me bazë të gjërë me pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare.
Presidenti i Republikës ndoqi procedurën e përcaktuar në nenin 37 të Kushtetutës: ku në rast mos arritje të krijimit të një qeverie nga partitë politke shpall krijimin e një qeverie teknike, ku kryeministër zgjidhet kryetari i një nga tre institucionet ekzekutive, Gjykata e Lartë, gjykata Kushtetuese ose Këshilli i Shtetit.
Vasiliqi Thanu ishte e vetmja kryetare e Gjykatës së Lartë në këtë fazë ku sipas Kushtetutës plotësonte kushtet për tu bërë kryeministre e qeverisë teknike. Në kto kushte, znj Thanou, sonte do të ftohet në selinë Presidenciale, ku do të marrë nga presidenti i Republikës Prokopis Pavlopulos mandatin për krijimin e qeverisë teknike për përkatitjen e zgjedhjeve të parakohëshme, si dhe do të betohet para presidentit. Nesër të premten do të betohen edhe pjestarët e tjerë të qeverisë. Menjëherë pas kësaj do të shpërndahet parlamenti dhe do të pasojë shpallja e datës së zgjedhjeve, që sipas të gjitha gjasave do të jetë 20 shtatori. Vasiliqi Thanu, është kryeministrja e parë femër për Greqinë. Zonja Thanu sot ka shënuar tri fitore në karrierën e saj. Ajo do të jetë e para kryeministre femër në Greqië, është gruaja e parë që u bë presidente e Unionit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe kryetarja e parë e Gjykatës së Lartë që vjen pas një rruge të gjatë nga gjiri i sindikalistëve. Ndër 42 kryetarët e Gjykatës së Lartë, është kryetarja e dytë grua në histori.
Kujtim Vani
KOHA JONË SONDAZH

