Betonierja rrëzohet mbi makinën, zë 5 persona brenda
Një betoniere është përplasur me një makinë dhe më pas është rrëzuar mbi të, duke zënë brenda 5 persona, pjesëtarë të një familjeje. Nga aksidenti i tmerrshëm në Mindanao Avenue në Quezon City, Filipine, ka humbur jetën shoferi i makinës Ulysses Ramos, ndërsa gruaja e tij Marife së bashku me tre fëmijët e tyre dhe qenin kanë arritur që të shpëtojnë. 35-vjeçari po udhëtonte me makinë Honda së bashku familjen e tij kur një betoniere humbi kontrollin e frenave dhe u përplas me të duke u rrëzuar sipër, raporton Daily Mail. Njerëzit që ndodheshin në vendngjarje nxituan për ta ndihmuar duke përdorur shufra bambu dhe pjesë metalike në përpjekje për të mbajtur kamionin, derisa udhëtarët u liruan. Qeni ishte i pari që arriti të dalë nga makina dhe më pas dolën Marife dhe tre fëmijët Eulariza, 12 vjeç, Eugene, 8 vjeç dhe Enrico, 4, të cilët u dërguan në spital pas akidentit.

KOHA JONË SONDAZH

