Biden do të njohë genocidin armen, Erdogan bën lëvizjen e tij

Presidenti amerikan Joe Biden, po përgatitet të hedhë një hap të cilin Washingtoni e ka shmangur me kohë, njohjen e genocidit armen.

Kurse Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan mblodhi me urgjencë bordin e lartë të këshillimit, ndërsa e bëri sërish të qartë qëndrimin e vendit të tij sa i takon eventeve të 1915-tës. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të vërtetën rreth atyre ngjarjeve”, ka thënë Erdogan.

Nëse Biden e përdor vërtet termin genocide në deklaratën që pritet të bëjë në 24 prill, do të shënonte të parën herë që SHBA-ja i bën këtë lloj përcaktimi masakrave të armeneve gjatë viteve të fundit të perandorisë osmane.

Duke pasur parasysh rëndësinë e lidhjeve dypalëshe me Turqinë, në minutën e fundit, presidenti amerikane edhe mund të tërhiqet nga përdorimi i këtij termi.

SHKARKO APP