Biden flet në OKB, thirrje për mbështetjen e Ukrainës: Të mos e lejojmë Rusinë ta copëtojë

Gjatë fjalës në OKB, presidenti i SHBA-së Joe Biden, foli edhe për luftën në Ukrainë. Biden u bëri thirrje liderëve botërorë që të mos lejojnë që të ulet mbështetja për Ukrainën. Për të Rusia po kujdeset që vendet të lodhën nga konflikti i zgjatur që të ketë mundësi që ta “brutalizojë Ukrainën pa pasoja”.

“Nëse ne braktisim parimet thelbësore të kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet çdo shtet anëtar të ndihet i sigurt se është i mbrojtur?”. Ai e ndërtoi këtë pyetje me një tjetër: “Nëse lejojmë që Ukraina të ndahet në copa, a është e sigurt pavarësia e ndonjë kombi?”.

Ai paralajmëroi se SHBA dhe partnerët e saj do ta mbrojnë demokracinë duke shtuar se “duhet qëndruar përballë këtij agresioni sot për të penguar të tjerë agresorë të mundshëm nesër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?