Biden: Jemi në rrugë të duhur në luftën kundër pandemisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u shpreh i bindur se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur në luftën kundër pandemisë Covid-19, edhe pse shteti po përballet me rritje të rasteve, rritje që është nxitur nga varianti ”Omicron”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se situata është më ndryshe nga fazat e mëparshme të pandemisë, pasi sipas tyre, më shumë qytetarë po marrin mbrojtje nga vaksinimi dhe nga dozat përforcuese kundër koronavirusit.

“Jam i bindur se jemi në rrugën e duhur”, u tha Biden gazetarëve më 11 janar. Presidenti Biden e pranoi se ishte i shqetësuar lidhur me ritmin me të cilin po përhapet virusi në mbarë botën, sepse siç tha ai, përhapja “nuk po ngadalësohet aq shumë”.

Përderisa ”Omicroni” duket se nuk po shkakton sëmundje të rëndë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se rritja e infektimeve mund të mbingarkojë spitalet. Disa spitale në SHBA veçse kanë pezulluar ndërhyrjet jourgjente, për shkak se po përballen me rritje të numrit të pacientëve dhe mungesë stafi.

SHKARKO APP