”Biden ka duart me gjak”, SHBA paralajmëron Erdoganin: Kujdes me Izraelin

Bota nuk është e qetë nga lufta mes Izraelit dhe Palestinës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënojnë komentet e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për popullin hebre, duke i cilësuar si “antisemitike”.

Dje Erodgan akuzoi edhe presidentin amerikan, Joe Biden, duke thënë se i ka duart me gjak me mbështetjen që po i jep shtetit hebre në konfliktin me Gazën, Departamenti amerikan i Shtetit nxori një deklaratë ku theksohet se ”gjuha antisemite nuk ka vend askund”.

Tensionet ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2014. Erdogan, për kohë të gjatë, ka shprehur mbështetje për palestinezët, edhe pse Turqia është ndër vendet e pakta me shumicë myslimane që ka pasur marrëdhënie afatgjata me Izraelin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?