Biden mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për krizën në Ukrainë
Për frikën e një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të thërrasë sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Këtë pasdite presidenti mori një përditësim mbi takimet e Zëvendës presidentes Kamala Harris në Konferencën e Sigurisë së Mynihut me Presidentin ukrainas Zelensky, presidenten e Komisionit Evropian Von der Leyen, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, krerët e shteteve baltike, kancelarin gjerman, kryeministrin grek Mitsotakis dhe liderët e vendeve të tjera aleate dhe partnere”, tha sekretarja e shtypit Jen Psaki në deklaratën me shkrim.
Biden vazhdon të monitorojë situatën në zhvillim në Ukrainë dhe po përditësohet rregullisht për ngjarjet në terren nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare.