Presidenti i zgjedhur Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të dyfishojmë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftën kundër Covid-19.

Duke i hedhur një vështrim historisë sonë, do të shihni se pikërisht në rrethanat më të vështira është farkëtuar shpirti i kombit tonë. Do e gjejmë veten përsëri përballë një dimri të gjatë dhe të vështirë”.- tha ai.

Ai gjithashtu u kabërë thirrje njerëzve të heqin dorë nga grumbullimet grumbullimet e mëdha familjare, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social.

Unë e di që ne mund dhe do ta mposhtim këtë virus”, shtoi zoti Biden, duke pranuar se amerikanët po e ndjejnë lodhjen nga pandemia. Jeta do të kthehet në normalitet. Ju premtoj. Kjo do të ndodhë. Nuk do të zgjasë përgjithmonë. E kuptoj se sa e vështirë është të heqësh dorë nga traditat familjare. Por është shumë e rëndësishme”– shtoi ai.

Biden përshkroi dhe situatën se si ai dhe dhe anëtarët e familjes së tij po festonin veçmas njëri-tjetrit, për të shmangur infektimet nga Covid.

Presidenti i zgjedhur ka deklaruar se do ta bëjë trajtimin e COVID-19 një përparësi kryesore pas marrjes së detyrës në 20 janar.

Në një mesazh bashkimi për amerikanët, zoti Biden tha se lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin:

E kuptoj që vendi është i lodhur nga lufta. Por duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin. Ky është momenti ku ne duhet të dyfishojmë përpjekjet dhe të angazhohemi përsëri në këtë luftë. Të mos harrojmë se ne i kemi hyrë kësaj të gjithë së bashku”.