Biden negativ ndaj Covid-19, i uron shërim të shpejtë Trumpit

Kandidati për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

”Unë jam i lumtur të raportoj se Jill dhe unë kemi rezultuar negativ në testin për Covid-19. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbeje si një kujtesë: mbani maskë, mani distancë dhe pastroni duart”,-shkruan Biden.

Në Twitter, ai ka thumbuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump i cili kishte deklaruar muaj më parë se bartja e maskës nuk është e nevojshme por i ka uruar rivalit shëndet sa më të mirë. “Unë dhe Jill i shprehim urimet tona presidentit Trump dhe zonjës së Parë, Melania Trump, për një shërim të shpejtë”, shkoi në Twitter, Biden.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?