Biden “nis” punën si president i SHBA
Përparësia e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden do të jetë pandemia e koronavirusit. Sipas ekipit, Biden do t’u kërkojë gjithë amerikanëve të mbajnë maska. Ditën e sotme, Biden pritet të emërojë Task Forcën për trajtimin e situatës së koronavirusit, e cila përbëhet nga 12 anëtarë.
Fitorja e tij mbetet një parashikim ndërsa shtetet kryesore vazhdojnë ende të numërojnë votat. Ndërkohë, Trump nga ana tjetër nuk pranon humbjen. Trump ka nisur sfida ligjore për rezultatet në disa shtete kryesore. Ai pretendon për mashtrim elektoral dhe se zgjedhjet janë manipuluar.
Biden po vazhdon me planet e tij për të marrë pushtetin në janar. Kjo gjithashtu përfshin një mori urdhrash ekzekutivë, urdhra me shkrim të lëshuar nga presidenti për qeverinë federale që nuk kërkojnë miratimin e kongresit, që synojnë përmbysjen e politikave të Trump.
Në lidhje me pandeminë Covid, ekipi i Biden ka thënë se do të bëjë të mundur që të gjithë amerikanët të kenë qasje në testime të rregullta dhe falas dhe do të sigurojë “udhëzime të qarta, të bazuara në prova”. Task Forca do të drejtohet nga ish-gjenerali kirurg Vivek Murthy dhe një ish-komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, David Kessler.