Biden premton më shumë armë e para për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë, ushqime dhe para.

Në një postim në Twitter, Biden tha se SHBA-ja do t’i mirëpresë edhe refugjatët ukrainas me krahë hapur. Ai tha të hënën se SHBA-ja po siguronte “dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare” për Ukrainën, në baza ditore.

Javën e kaluar, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente, që parashikon 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën – rreth gjysma e tyre ndihmë ushtarake.

Mediat amerikane raportuan se administrata Biden po shqyrton edhe përshpejtimin e procedurave të imigracionit për ukrainasit e zhvendosur nga lufta, që kanë lidhje me SHBA-në.

SHKARKO APP