Biden rrëzon urdhrin e Trump për ndalimin ushtarak transgjinor
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin e Donald Trump për ndalimin e amerikanëve transgjinorë në ushtri. Sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes të analizuar nga Palm Center, një grup jo-fitimprurës kishte 8,980 trupa aktive transgjinore në detyrë në 2019.
”Presidenti Biden beson se identiteti gjinor nuk duhet të jetë pengesë për shërbimin ushtarak dhe se forca e Amerikës gjendet në shumëllojshmërinë e saj”,-thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Sekretari i ri i Mbrojtjes Lloyd Austin, një gjeneral në pension i ushtrisë, foli për nevojën e heqjes së ndalimit gjatë seancës së tij të konfirmimit në Senat javën e kaluar.
Ish-presidenti Trump njoftoi në Twitter në vitin 2017 se vendi nuk do të “pranonte ose lejonte” transgjinorët amerikanë të shërbenin në ushtri, duke përmendur “kosto të jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarje”.