Biden thirrje amerikanëve: Ikni urgjent nga Ukraina
Lufta në Ukrainë mund të shpërthejë nga momenti në moment. Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina.
“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani! Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha të botës. Situata është shumë më ndryshe nga çka qenë, ndaj mund të precipitojë shumë shpejt”, tha ai.
Thirrja e Biden vjen pasi situata përreth kufijve të Ukrainës po tensionohet dita-ditës, teksa të Enjten nisi edhe stërvitja e madhe e përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë. Frika perëndimore vjen edhe pas kërcënimit të frikshëm për luftë bërthamore që lëshoi Vladimir Putin në takimin e së Hënës në Moskë me Emmanuel Macronin.