Biden: Vladimir Putin po përpiqet të destabilizojë Evropën

Nëpërmjet një fjalimi të mbajtur në Samitin Europian “Concordia”, ish-zëvendëspresidenti dhe senatori në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden, tha se presidenti i Rusisë Vladimir Putin po përpiqet të destabilizojë Evropën.

Duke tërhequr vëmendjen se Evropa dhe SHBA-të kanë vështirësi me të cilat duhet të luftojnë së bashku, Biden foli edhe për tensionet politike në Ballkan, krizën në Ukrainë si dhe luftën kundër DEASH-it.

Biden theksoi se në Ballkan tensionet janë rritur për shkak të administrimit të dobët dhe shtoi se forcat proruse kanë vrarë rreth 100 persona në lindje të Ukrainës dhe pwr pasojw jo vetëm ky rajon, por e gjithë Evropa është nën kërcënim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi duke vërejtur se në të gjithë kontinentin Rusia, më tepër Putini, përpiqet që të destabilizojë solidaritetin evropian. Kriza e energjisë në Evropë, varësia nga gazi rus, ia lehtëson punën Rusisë duke shfrytëzuar pikat e dobëta për të minuar unitetin e Evropës”, u shpreh senatori, duke bërw thirrje për unitet dhe solidaritet, pasi “BE dhe NATO duhet të mbahen gjallë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?