FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bie ndjeshëm në Francë popullariteti i presidentit Macron

Niveli i popullaritetit të presidentit francez, Emmanuel Macron regjistron sërish një rënie të fortë në gusht, ku vetëm 40 për qind e të pyeturve janë të kënaqur, me një rënie prej 14 pikësh në raport me një muaj më parë, pas rënies me 10 pikës në korrik, sipas sondazhit të Ifop për gazetën “Journal du Dimanche” (JDD).

Kryeministri Edouard Philippe regjistron gjithashtu një rënie me nëntë pikë për të njëjtën periudhë, duke kaluar nga 56 për qind në 47 për qind.

Shefi i shtetit ka humbur 22 pikë popullariteti që prej sondazhit të parë të zhvilluar nga Ifop-JDD dhe të publikuar para tre muajsh, menjëherë pas zgjedhjes së tij, përcjell Atsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën periudhë, në vitin 2012, paraardhësi i tij, socialisti François Hollande, kishte një popullaritet më të lartë (54%) dhe ajo e Nicolas Sarkozy (i djathtë) ishe edhe më e fortë në të njëjtën periudhë në vitin 2007 (67%).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?