Bie ndjeshëm numri i viktimave në Francë, 242 në 24 orët e fundit

Doctors tend to a patient arriving on a wheelchair at the reception of the Emergency Room, set up in a tent, in a courtyard of the Henri Mondor Hospital in Creteil, near Paris, on March 30, 2020, on the fourteenth day of a lockdown aimed at curbing the spread of COVID-19 (novel coronavirus) in France. (Photo by BERTRAND GUAY / AFP) (Photo by BERTRAND GUAY/AFP via Getty Images)

Njësoj si Italia e Spanja, Franca ka shënuar një bilanc pozitiv të COVID-19 këtë të dielë.

Pandemia e koronavirusit në Francë u ka marrë jetën 22,856 qytetarëve, por gjatë ditëve të fundit është shënuar një rënie e ndjeshme e viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 242 viktima dhe 612 raste të reja. Në të gjithë vendin janë mbi 162 mijë të infektuar.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të shëndetësisë, 14,202 persona kanë ndërruar jetë në spitale dhe 8,654 në qendra të vogla shëndetësore dhe në shtëpi.

Edhe numri i pacientëve në rradhët e terapisë intensive, gjatë 24 orëve është reduktuar me 43 ku gjithsej janë 4,682. Në total numri i pacientëve të shtruar në spital është 28,217.

Kryeministri Edouard Philippe do të prezantojë të martën në parlament strategjinë kombëtare për lirimin e masave izoluese të cilat priten të vihen në zbatim më 11 maj.

SHKARKO APP