Bie ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në Britani, më 1 qershor rihapen shkollat

ALTRINCHAM, UNITED KINGDOM - MARCH 20: Children walk home from Altrincham C.E. aided primary school after the government's policy to close all schools from today due to the coronavirus pandemic on March 20, 2020 in Altrincham, United Kingdom. Coronavirus (COVID-19) has spread to at least 182 countries, claiming over 10,000 lives and infecting more than 250,000 people. There have now been 3,269 diagnosed cases in the UK and 184 deaths. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Britania duket se është e gatshme për të hapur dyert për studentët. Shkollat do të rifillojnë hapjen graduale duke filluar nga 1 qershori.

Është vetë kryeministri Boris Johnson që ka njoftuar gjatë një deklarate për shtyp këtë të dielë.

“Në të njëjtën linjë me shtetet e tjera evropiane, edhe ne duam që fëmijët të rikthehen në klasat e tyre. Kjo duhet bërë në një mënyrë sa më të sigurt për studentët ku do të aplikohen masa të rrepta sanitare” – deklaroi ai.

Prej 1 qershorit do të hapen shkollat për ciklin e ulët nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë.

Ndërsa pjesa tjetër sëbashku me gjimnazet do të rifillojnë pas datës 15 qershor.

Rifillimi i procesit mësimor do të bëhet nën disa rregulla të forta të vendosura nga qeveria. Johnson kërkon reduktimin e numrit të nxënësve për klasat e vogla.

Do të shtohen oraret e pushimit si dhe do tu sigurohet transporti për në shkollë.

Johnson deklaron se do të shtohen më shumë edhe pastrimet dhe dezinfektimet e klasave.

Ndërsa për sa i përket testimeve, Johnson u shpreh se edhe studentët të cilët kanë shfaqur simptoma të COVID-19 do të lejohen nëpër klasa nën vëzhgim të rreptë të stafit shëndetësor të shkollave.

Gjatë kësaj jave që lamë pas, numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi në 24 orë ka rënë shumë.

Këtë të dielë u raportuan 118 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 36,793.

Ndërsa edhe numri i të infektuarve është rritur me 2,409 ku gjithsej janë 259,559 të infektuar.

SHKARKO APP