Bie nga kati i gjashtë i ndërtesës, humb jetën futbollisti

Ezequiel Esperon, një futbollist argjentinas ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese teksa ishte duke festuar me miqtë e tij.

23 vjeçari u deklarua zyrtarisht i vdekur me të mbërritur në spitalin “Zubizarreta” në Buenos Aires pak minuta më vonë.

Mësohet se futbollisti ra nga kati i gjashtë pasi ishte varur te kangjellat, por për shkak të peshës ato janë hapur duke bërë që futbollisti të binte nga një lartësi e konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për vepër kriminale

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?