Bie niveli i papunësisë në SHBA, shtohen 2.5 milionë vende pune në muajin maj

Ekonomia amerikane ka pësuar së fundmi hapa befasues me rihapjen e bizneseve pas kufizimesh për shkak të koronavirusit. Punëdhënësit amerikanë kanë shtuar 2.5 milionë vende pune në muajin maj ndërsa shkalla e papunësisë ka rënë me 13.3 për qind nga 14.7 për qind që ishte në muajin prill.

Megjithatë niveli i papunësisë vazhdon të jetë ende jashtëzakonisht e lartë sipas standardeve historike, por shumë më mirë nga sa ishte parashikuar. Gjatë muajit prill u mbyllën rreth gati 20.7 milionë vende pune, për shkak të kufizime në një përpjekje të dëshpëruar për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë.

Ritmi i largimeve të përkohshme nga puna si pasojë e pandemisë nisi të ngadalësohej gjatë javëve të fundit. Disa njerëz që ishin në papunë gjatë muajit prill u thirrën sërish në punë me hapjen e bizneseve.

Treguesit e aksioneve amerikane shënuan rritje dhe po kështu dollari pësoi rritje në raport me disa monedha të tjera.
“Këto përmirësime në tregun e punës janë pasqyrim i rifillimit të aktivitetit ekonomik që u kufizua në muajin mars dhe prill për shkak të pandemisë koronavirusit dhe përpjekjeve për ta vënë atë nën kontroll”, thuhej në një deklaratë të Departamentit të Punës.

SHKARKO APP