Bien ndjeshëm vdekjet nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 596 vdekje të koronavirusit, duke shënuar rritjen më të ulët ditore për dy javë.
Shëndeti Publik, njoftoi se vetëm në Angli 482 persona të tjerë kanë humbur jetën, më i riu nga të cilët ishte një 34-vjeçar me kushte shëndetësore themelore, raporton Dailymail.
Shëndetit Publik i Wales ka njoftuar 41 vdekje të personave që janë testuar pozitivë për Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në Uells në 575.
Ka pasur gjithsej 7,270 raste të konfirmuara në Uells, një rritje prej 334, ndërsa 25170 teste janë kryer mbi 21,717 individë, thanë zyrtarët.
Një total prej 903 personash që testuan pozitivisht për koronavirusin në Skoci kanë vdekur, një rritje prej 10 në shifrën e së shtunës, sipas Qeverisë Skoceze.
Në të gjithë vendin, 39.612 njerëz tani janë testuar për Covid-19, me 8.118 testime pozitive. Që nga mbrëmja e së shtunës, 1,797 pacientë ishin në spital me koronavirus të konfirmuar ose të dyshuar, një rritje prej katër personash.
Prej tyre, 174 ishin duke u trajtuar në njësi të kujdesit intensiv, tetë më pak se numri i mëparshëm.
Një person në Irlandën Veriore ka vdekur në një ambient spitalor me koronavirus gjatë ditës së kaluar, ka thënë Agjencia e Shëndetit Publik.
Kjo sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në mjediset spitalore në rajon në 194.