“Bijtë e Lebensborn”, shoqata që rrëmbente për racën e pastër ariane

Një nga fëmijët e harruar të Hitlerit i cili u rrëmbye nga nazistët për t’u bërë racë e pastër ariane, vjen me një rrëfim prekës. Ingrid Von Oelhafen u rrëmbye në Jugosllavi në vitin 1942 dhe u mor për një ekzaminim “mjekësor” nga pushtuesit nazistë.

Identiteti u fshi dhe më pas ajo u adoptua nga prindërit arian të Gjermanisë. Imazhet e familjes dhe të arkivit e bëjnë fotografinë një prej eksperimenteve më të ashpra dhe më të turpshme të nazistëve, ndërsa Ingrid tregon historinë e saj të fuqishme.

Lebensborn ishte një shoqatë e iniciuar nga SS, e mbështetur nga Gjermania me qëllim rritjen e numrit të lindjeve të fëmijëve arianë nëpërmjet marrëdhënieve jashtëmartesore të njerëzve që nazistët e konsideroheshin si racë të pastër dhe të shëndetshëm. Pastaj u zgjerua në disa vende të pushtuara europiane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në moshën nëntë muajshe, Ingrid von Oelhafen u rrëmbye nga SS”, tha Tate. “Për shumicën e jetës së saj ajo nuk dinte pothuajse asgjë për këtë”, ose nga ku kishte ardhur. “Vetëm në moshën 58 vjeçe ajo ishte në gjendje të fillonte hetimin mbi origjinën e saj: kërkimi detektiv që do ta çonte atë të zbulonte të vërtetën rreth Lebensborn dhe se si ajo u bë pjesë e saj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hetimi i Von Oelhafen ndihmoi në zbulimin e së vërtetës për rrëmbimin e nazistëve deri në gjysmë milioni foshnje dhe fëmijë të vegjël nga vendet e Europës Lindore për Hitlerin”. Një test i ADN-së konfirmoi lidhjen.

Më pas, kur Ingrid zbuloi gjurmët e familjes së saj të lindjes, ajo zbuloi se nazistët i kishin dhënë prindërve të saj të vërtetë, një fëmijë zëvendësues dhe se ky fëmijë ishte rritur nën emrin e vërtetë të Ingridit (Erika Matko)”.

Historia e Ingridit është në fund të fundit, një lutje për të refuzuar këtë nacionalizëm të ngushtë dhe të rrezikshëm.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?