Bilal Kasami: Rama, garantues i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kasami, mungoi në takimin e zhvilluar në Tiranë mes aktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrit Edi Rama.
I pyetur nëse do të takohet me Ramën, ai tha se e mirëpret këtë mundësi. Ai thotë edhe se kryeministri Rama është garantues i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
”Ne vlerësojmë që kryeministri Rama do të duhet të jetë një korrektor apo garantues i të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, për më shumë që tanimë kemi veç një platformë. Sigurisht që presim ditët në vijim që të ulemi kokë më kokë me kryeministrin Rama që t’ia paraqesim të gjitha këto zhvillime, që informatat të mos i marrë vetëm zyrtare, por edhe nga kanalet e tjera”.