Bilanc i zi në Maqedoni: 136 të infektuar dhe 8 të vdekur nga Covid
Maqedonia e Veriut regjistroi një tjetër bilanc negativ këtë të mërkurë nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 136 raste të reja pozitive me Covid-19, ndërsa 8 persona humbën jetën. Lajmi i mirë është se 43 pacientë janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orë janë kryer 1,208 teste. Shumica e rasteve të reja me Covid janë nga Shkupi – 80 dhe Tetova – 24 raste.
Viktima janë dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy pacientë nga Tetova, një nga Velesi dhe një pacient nga Kërçova.
Aktualisht në spital janë të shtruar 93 pacientë, 36 prej tyre po trajtohen me oksigjen ndërsa nuk ka asnjë pacient në ventilim mekanik.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 5,445, numri i pacientëve të rikuperuar është 2.091, numri i vdekjeve është 259, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3,095.