Bilanc inkurajues në Kroaci, 2 të vdekur dhe 481 të infektuar nga COVID-19

Shumë shtete të botës po e menaxhojnë më së miri situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19.

Në një krizë ku bilancet janë tragjike në disa prej vendeve si Italia e Spanja, Kroacia ka një kurbë të ulët krahasuar me numrin e të infektuarve.

Ditën e sotme ndërroi jetë një tjetër person i infektuar nga COVID-19 duke e çuar numrin e të viktimave në 2.

Ndërkohë numri i të prekurve është 481.

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Beros shprehet i kënaqur me këtë bilanc të ulët.

Ai gjithashtu thotë se vetëm një numër shumë i vogël pacientësh të infektuar i janë nënshtruar kujdesit intensiv.

Gjithashtu dhe masat parandaluese të vendosura nga qeveria po zbatohen me përpikmëri nga qytetarët, diçka që e lehtëson më shumë krizën.

Ministri theksoi se spitali “Fran Mihaljevic” në Zagreb do të jetë qendra e kurimit të virusit.

Ndërkohë Instituti Kroat i Shëndetit Publik njoftoi se 21 doktorë dhe 7 infermiere kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

SHKARKO APP