Bilanc lufte nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, shkon mbi 1800 numri i viktimave
Bota është e tronditur nga tërmetet shkatërruese. Një bilanc lufte janë shifrat që po lë tërmeti i fortë që tronditi Turqinë dhe Sirinë. Mbi 1800 viktima, mijëra të plagosur e lagje të tëra të shkatërruara. Është ky bilanci ende fillestar i tërmeti i dhunshëm me magnitudë 7,8 i regjistruar në orën 4:17 të mëngjesit, në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë.
Mijëra vetë besohet të kanë mbetur nën rrënoja dhe sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë të vdekurit mund të arrijnë deri në 10 mijë. Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë më kohën për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja ndërsa qindra godina janë shembur në të dyja vendet.
Nga ana tjetër, Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme, pas atij që disa e kanë cilësuar si tërmetin më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë, dheu kërkoi qytetarëve të mos i përdorin telefonat celularë për të lejuar koordinimin e ekipeve të shpëtimit.