Bilanc në rritje nga Greqia/ Humbin jetën dy pacientë, shkon në 142 numri i viktimave nga COVID-19
Ka shkuar në 142 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mësohet se dy persona kanë ndërruar jetë ditën e sotme. Bëhet fjalë për një burrë 57 vjeç, i cili u shtrua në spital në “Sotiria” dhe një tjetër 88-vjeçar, që ishte shtruar në spital në NIMTS.
Te dy viktimat vuanin dhe nga sëmundje të tjera.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha se numri i rasteve të reja përgjatë 24 orëve të fundit ishte 21, ndërkohë që në total numri i tyre ka shkuar në 2.612.