Bilanc në ulje edhe në Francë, 357 viktima në 24 orë, 8,078 persona në total
Bota E Diel, 5 Prill 2020 21:09
Edhe në Francë numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka pësuar ulje në krahasim me ditët e kaluara.
Brenda 24 rëve në vend janë regjistruar 357 viktima duke regjistruar gjithsej 8,078 persona.
Ndërkohë që ditën e djeshme në Francë u raportuan 441 viktima.
Franca është ndër vendet e para me numrin më të lartë të të infektuarve me 90,864 persona.
Prej 3 javësh i gjithë vendi është nën izolim total.