Bilanc pozitiv në Greqi, 7 raste të reja e asnjë viktimë gjatë 24 orëve nga COVID-19

Greqia shënoi sot bilancin më pozitiv që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjstruan vetëm 7 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në 2,408.

Këtë të mërkurë nuk u raportua asnjë viktimë duke e lënë totalin në 121 të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shëruar janë 577 persona ndërkohë që nga të infektuarit, 55 janë në gjendje serioze dhe po ndjekin terapinë intensive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të gjithë vendin janë kryer 56,944 tampone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?