Bilanc tragjik, mbi 100 viktima nga tërmeti në Turqi!
Është rritur mbi 100 numri i viktimave të tërmetit të së premtes në Izmir të Turqisë. Autoritetet turke kanë njoftuar se më shumë se 800 persona kanë dalë nga spitali ndërsa mbi 100 të tjerë vazhdojnë të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. ndërkohë një lajm i gëzueshëm ishte edhe shpëtimi i një 4-vjeçareje 91 orë pasi lëkundja sizmike me magnitudë 6,6 goditi qytetin perëndimor.
Ajo u gjet nën rrënojat e pallatit ku banonte. Nga ana tjetër kërkimet vazhdojnë intensivisht në 5 pallate të tjera dhe ende nuk dihet numri i personave që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Mijëra qytetarë pritet të kalojnë natën e tyre të katërt në më shumë se 3,500 tendat dhe 13 mijë shtretërit provizorë të siguruar nga shteti turk strehimin e të prekurve nga fatkeqësia.