Bilanci i një proteste – Kaos në Paris, 200 të arrestuar dhe rreth 100 të plagosur
Të paktën 200 protestues janë arrestuar dhe 92 janë plagosur, mes tyre 14 efektive. Ky është bilanci i protestave të sotme në Paris, kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe taksave të larta.
Protesta e 1 dhjetorit kishte si slogan: “Në rrugë për dorëheqjen e Macron”, ndërsa trazirat u shtuan, kryesisht në zonën Champs-Elysees.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë në Champs-Elysées për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit të maskuar hodhën predha dhe dogjën ndertesa.
Macron thotë se politikat e tij të karburantit janë të nevojshme për të luftuar ngrohjen globale.
Të premten, qeveria u përpoq të fliste me përfaqësuesit e lëvizjes “Xhaketat e verdha”, por takimi dështoi.
KOHA JONË SONDAZH

