Bilanci italian, bie numri i tamponëve dhe rastet e reja

504 janë viktimat e bilancit italian për 24 orët e fundit. Lajmin e zyrtarizuan autoritetet shëndetësore të shtetit fqinj, që kanë kryer sot një numër më modest tamponësh se gjatë ditëve të fundit, pak më shumë se 152 mijë të tilla.

Të infektuarit e rinj janë 27354, që çojnë bilancin total në më shumë se 1 milion e 200 mijë. Shifrat mbeten alarmante, dhe disa treguesit që shqetësojnë mjekët janë gjithmonë e në rritje, si përshembull raporti testime/pozitivitete që ka shkuar në 18%.

Lajmi i mirë vjen nga të shëruarit, që janë 21554 ditën e sotme, tre herë më shumëse në bilancin e kaluar. Lombardia kryeson sërish rajonet më të goditura me 4.128 raste, por që janë gjysma e ditës së kaluar kur të infektuarit ishin më shumë se 8 mijë. Kampanja ndjek afër me 4079, më pas vjen Lacio me 2407, rajon ky që mbetet i verdhë në “semaforin” e COVID të hartuar nga qeveria italiane, pra me masa më të lehta nga rajone të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?