Bilanci përfundimtar: 29 të vdekur, 11 të mbijetuar nga rënia e ortekut në Itali
Numri përfundimtar i të vdekurve nga orteku që goditi disa ditë më parë një hotel në Itali shkon në 29.
Zjarrfikësit kanë dhënë lajmin pas një javë kërkimesh në hotelin Rigopiano, në zonën e Abruzos, i cili është goditur nga bora. Në kohën e incidentit, në hotel kanë qenë rreth 300 veta.
Prokurorët thanë se autopsitë e gjashtë trupave të parë të ekzaminuar kanë treguar se shumica kanë vdekur nga trauma, ndërsa ka pasur edhe shenja të hipotermisë dhe mbytjes. Orteku i borës goditi hotelin më 19 janar, pas disa tërmetesh. Pjesa qendrore e Italisë është goditur nga disa tërmete në muajt e fundit.
Një tërmet në muajin gusht ka lënë të vdekur afro 300 njerëz.
KOHA JONË SONDAZH

