Bilanci rritet sërish, Britania shënon 639 viktima nga COVID-19 në 24 orë

Duket se kurba e pandemisë në Britani është e paqëndrueshme. Pas dy ditësh me bilance pozitive, ditën e sotme u shënuan sërish shifra tragjike.

Në Angli, Skoci dhe Uell, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 639 viktima si pasojë e koronavirusit duke e çuar numrin e të vdekurve në 21,731.

Daily Mail shkruan se ky bilanc mund të jetë më i lartë se ajo që publikon Departamenti i Shëndetësisë pasi këta të fundit nuk regjistrojnë viktimat jashtë spitaleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët e shëndetësisë në Britani janë vendosur në qendër të kritikave pasi nuk munden të regjistrojnë një shifër të saktë të viktimave dhe të të prekurve, duke bërë kështu që të humbasë dhe besueshmëria tek ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të gjithë vendin, numërohen rreth 160 mijë të infektuar prej të cilëve 1,559 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Që prej fillimit të pandemisë, në Britani janë kryer mbi 720 mijë teste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?