Bilanci tragjik në Gaza! 13,300 vi*tima, 5600 prej tyre fëmijë që nga fillimi i luftës

Lufta e frikshme mes Izraelit dhe Hamasit, ka një bilanc të rëndë. Numri i viktimave që nga fillimi i operacioneve ushtarake të Izraelit, ka arritur në 13,300, ku 5600 prej tyre janë fëmijë. Të dhënat nga Hamas ende nuk janë të konfirmuara nga institucione zyrtare si Autoriteti Palestinez apo institucione ndërkombëtare.

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

 

SHKARKO APP