FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bill Clinton bëhet shkrimtar

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, pritet të botojë një libër vitin e ardhshëm, por kjo nuk do të jetë një autobiografi, siç bëjnë thuajse të gjithë presidentët amerikanë pasi largohen nga Shtëpia e Bardhë. Fjala është për një roman të tipit thriller.

Ish-Presidenti po bashkëpunon me romancierin mjaft të njohur James Patterson për të shkruar librin që pritet të botohet në qershor 2018. Titulli i romanit do të jetë “The President is Missing” (Presidenti mungon), njofton VOA.

Në një deklaratë të bërë dje, zoti Clinton tha se puna për këtë libër që flet për një president në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë kënaqësi e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe shkrimtari Patterson bëri një deklaratë, ku thoshte se bashkëpunimi me Bill Clintonin ka qenë kulmi i karrierës së tij dhe se ish-presidenti do t’u sjellë lexuesve nga një këndvështrim i brendshëm se ç’do të thotë të jesh president.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?