Bill Gates i del në mbrojtje Kinës: Është e padrejtë të akuzohet

Kina është shteti, i cili po fajësohet më së shumti për përhapjen e koronavirusit.

Prej vendit aziatik filloi pandemia globale dhe ky fakt ka bërë që shtetet europiane, por jo vetëm, të hedhin dyshime mbi origjinën e vërtetë të virusit.

Gjithashtu Kina është fajësuar se ka fshehur përhapjen e vërtetë të infeksionit dhe numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19. Lidhur me këto akuza që vijnë drejt një shteti superfuqi botërore, ka reaguar edhe një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates.

Në një interviste për CNN, Gates shprehet se kritikat ndaj Kinës janë të padrejta dhe të gabuara.

Ai tha se Kina bëri shumë gjëra në fillim, si çdo vend ku një virus shfaqet së pari. Themeluesi i Microsoft shtoi se SHBA ka bërë një reagim të dobët përsa i përket luftës kundër koronavirusit, krahasuar me vendet e tjera që kanë minimizuar dëmin ekonomik.

Ai deklaroi:

Kina bëri shumë gjëra në fillim, si çdo vend ku një virus shfaqet së pari. Ata mund të shikojnë prapa dhe të thonë ku kanë gabuar. Është e gabuar dhe e padrejtë të kritikohen. Kjo është një shpërqendrim. E dini, disa vende u përgjigjën shumë shpejt dhe morën testimin e tyre dhe ata shmangën dhimbjen e jashtëzakonshme ekonomike. Është e trishtueshme që këtë e prisje edhe nga SHBA, por që veproi dobët.

SHKARKO APP