Bill Gates i shqetësuar nga teoritë e konspiracionit: Mund të shkaktojnë vdekje

Teoritë e konpsiracionit janë kthyer në problem serioz këtë pandemi.

Një nga figurat që ka shprehur shpeshherë shqetësimin ldhur me këtë çështje është Bill Gates.

“Unë jam i shqetësuar për teoritë e konspiracionit që qarkullojnë në internet dhe dëmet që ato mund t’i bëjnë shëndetit publik. Në
një farë mase, unë e kuptoj pse ndodhin,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se ” ne jemi duke përjetuar një krizë të paparë. Njerëzit janë në ankth dhe është joshëse të kërkosh shpjegime të thjeshta. Por kur përhapen informacione të gabuara ose mashtruese, ato mund të çojnë në vdekje. Ne të gjithë duhet të kërkojmë mënyra për të punuar së bashku dhe për të shpëtuar jetë”, tha Bill Gates.

SHKARKO APP