Bill Gates: Jam tepër i pasur, duhet të paguaj më shumë taksa!

Fillimin e 2020-tës, Bill Gates e priti me një mea culpa shumë të rrallë.

“Jam tepër i pasur, duhet të paguaj më shumë taksa”, ka thënë themeluesi i Microsoft-it, që iu rikthye temës së pabarazisë ekonomike. Për Gates, në fakt, një ankesë e tillë nuk është risi.

Edhe kur sapo kishte hyrë viti i kaluar, njeriu i dytë më i kamur i globit – me një pasuri prej 108.8 miliardë dollarësh-, kishte bërë një reflektim të ngjashëm.

“Hendeku që ekziston mes Shteteve të Bashkuara ndërmjet pagave më të larta e atyre më të ulëta është shumë më i thellë nga sa ka qenë 50 vjet më parë”, shkruante miliarderi në një postim të publikuar në blogun me titull“ Pabarazia në dekadën e ardhshme”.

Gates riprodhon me fjalë përllogaritjet numerike të indeksit Gini, i cili tregon se dallimi mes të pasurve dhe të varfërve në Shtetet e Bashkuara ka kapur majat këto dekadat e fundit. Ai konsideron se reflektimi në këtë moment është i nevojshëm, dhe përpos të tjerash, edhe shumë aktual, duke pasur parasysh “kryqëzatën” që ka nisur kundër pasanikëve të Amerikës pretendentja për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale, Elizabeth Warren, e cila kërkon taksa më të larta për miliarderët.

SHKARKO APP