Binjaket ndërrojnë jetë nga koronavirusi brenda 3 ditëve, mesazhi prekës i motrës: Gjithmonë thonin se do iknin bashkë!
Dy binjake kanë humbur jetën brenda tre ditëve, pasi u testuan pozitive ndaj koronavirusit.
Infermierja e fëmijëve, Katy Davis, 37 vjeçe, vdiq të martën në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton, në Londër. Binjakja e saj, Emma, ish-infermiere, vdiq në të njëjtin spital këtë të premte.
Motra e tyre, Zoe, tha: “Ato gjithmonë thoshin se kishin ardhur në botë bashkë dhe do të iknin bashkë. Donin vetëm të ndihmonin njerëzit e tjerë. Qëkur ishin të vogla, ato pretendonin se ishin mjeke e infermiere dhe kujdeseshin për kukullat. Dhanë gjithçka për pacientët e tyre. Ishin të jashtëzakonshme.”
Dy motrat kishin probleme të tjera shëndetësore dhe koronavirus ua rëndoi gjendjen, duke u marrë jetën.