FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bisedë telefonike Trump-Netanyahu para vizitës së presidentit amerikan

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu zhvilluan dje një bisedë telefonike, disa ditë para vizitës në Izrael të presidentit amerikan, njoftoi sot një zëdhënës i kryeministrit izraelit.

Kjo vizitë po merr një kthesë gjithnjë e më delikate rreth një polemike mbi statusin diplomatik të Jeruzalemit, dhe prej së martës, ka të dhëna sipas së cilave Trump i kishte komunikuar zyrtarëve rus informacione të klasifikuara që SHBA-së i janë ofruar nga ana e Izraelit.

‘’Trump dhe Netanyahu biseduan për gati 20 minuta dhe tema e vetme e diskutimit lidhet me vizitën e ardhshme’’, tha zëdhënësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti amerikan pritet të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku është parashikuar në axhendë të udhëtojë të nesërmen drejt Cisjordanisë, territor i pushtuar palestinez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?