Biznesmeni më i pasur rus paralajmëron Putin për bllokimin e aseteve të kompanive: Mos na kthe 100 vite pas!

Biznesmeni më i pasur rus ka paralajmëruar Kremlinin, duke i dalë kundër konfiskimeve të aseteve të kompanive pas pushtimit në Ukrainë. Sipas Vladimir Potanin, një hap i tillë nga Putin do ta kthente vendin pas 100 vitesh. Potanin, president i gjigantit të metaleve Norilsk Nickel (NILSY) tha se Rusia rrezikonte të kthehej në ditët e trazuara të revolucionit të 1917 nëse u përplas derën kompanive dhe investitorëve perëndimorë.

“Së pari, do të na kthente 100 vjet mbrapa, në vitin 1917, dhe pasojat e një hapi të tillë, mosbesimi global ndaj Rusisë nga ana e investitorëve, do t’i përjetonim për shumë dekada”, tha ai në një mesazh të postuar në Telegramin e Norilsk Nickel.

“Së dyti, vendimi i shumë kompanive për të pezulluar operacionet në Rusi është, do të thosha, disi emocional dhe mund të jetë marrë si rezultat i presionit të paprecedentë. Pra, ka shumë të ngjarë që ata të kthehen sërish”, shtoi ai.

Potanin është miliarderi më i pasur i Rusisë dhe ka ende rreth 22.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg, pavarësisht se humbi rreth një të katërtën e pasurisë së tij këtë vit pasi aksionet e Norilsk Nickel u rrëzuan.

SHKARKO APP