Bjellorusi, studentët braktisin auditoret për të protestuar

Në një kohë që në Europë studentët pritet t’i kthehen auditoreve, në Bjellorusi studentët zgjodhën t’i bashkohen protestave kundër presidentit Lukashenko në ditën e parë të universitetit. Policia në Minsk bëri me dije se shumë prej tyre u ndaluan teksa ishin duke marshuar drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Disa prej protestusve mbanin në duar pankarta ku kërkonin liri për të burgosurit politikë. Protestat në Bjellorusi vijojnë për të katërtën javë me radhë duke kërkuar largimin e presidentit Lukashenko dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Lukashenko i cilëson protestuesit si kukulla të perëndimit ose minj që mbështeten nga jashtë. Sa i përket raporteve me shtetet fqinje 66-vjeçari paralajmëroi se do të hakmerret ndaj shteteve baltike të cilat i ndaluan udhëtimin duke iu drejtuara porteve ruse. Ai kërcënoi se do të ndërpresë rrugët europiane të tranzitit si shenjë hakmarrjeje ndaj çdo sanksioni që unioni mund të ndërmarrë.

SHKARKO APP