Bjellorusia, vendi i parë që do të pranojë vaksinën ruse

Bjellorusia do të jetë vendi i parë i huaj që do të pranojë vaksinën ruse kundër Covid-19. Në një njoftim nga presidenca e Bjellorusisë, thuhet se bjellorusët po ashtu do të marrin pjesë në fazën e tretë të provës në baza vullnetare.

Më 1 gusht, Rusia njoftoi vaksinën e saj kundër koronavirusit. Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se një vaksinim masiv mund të fillojë menjëherë në muajin tetor. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vajzës së tij tashmë i është dhënë vaksina.

Putin dhe homologu i tij bjellorus, Alexander Lukashenko, po ashtu diskutuan situatën e fundit në Bjellorusi dhe kufijtë e saj. Në vazhdën e zgjedhjeve të diskutueshme të 9 gushtit, ku Lukashenko u shpall fitues, presidenti i Bjellorusisë ka akuzuar fuqitë e huaja për nxitje të protestave kundër qeverisjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?