”Black Lives Matter” përtej Atlantikut

Skena e një polici që vë gjurin në qafën e George Floyd është e padurueshme për t’u parë nga Mathilla Diagana. Me lot në sy, ajo shikon skenën në video, e cila u bë virale në të gjithë botën. ”Është e tmerrshme mënyra se si ai bërtet. Nuk mund ta kuptoj sesi është e mundur që dikush mund ta bëjë këtë gjë. Duke parë këtë video, si mund të thuhet akoma nga njerëzit që nuk ka racizëm brenda Policisë. Këtu është gjithçka e qartë”.

Incidenti i 25 majit shkaktoi protesta të mëdha dhe të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera. Ekzaminuesit mjekësorë këtë çështje e etiketuan si vrasje dhe oficeri Derek Chauvin u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

Studentja 19-vjeçare franceze jeton mijëra kilometra larg nga Mineapolis, megjithatë si një njeri me ngjyrë në një vend ku shumica e njerëzve janë të bardhë, incidenti i Floyd u ngulit thellësisht në shpirtin e saj. Diagana ishte një nga qindra mijëra njerëz larg Shteteve të Bashkuara të cilët vendosën të dilnin dhe të protestonin pas vdekjes se Floyd.

SHKARKO APP