Blinken letër Albin Kurtit: Po koordinohemi me BE për dialogun Beograd-Prishtinë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në letër parashtrohen disa kërkesa për dialogun Kosovë-Serbi si dhe disa tema të tjera si: sundimi i ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, shkruan Blinken.

Ai ka shtuar se raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë mbesin pengesë për anëtarësim në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ka thënë se pranimi i Kosovës në to është qëllimi i përbashkët i Kosovës me SHBA-në. Blinkeni ka ofruar mbështetje për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blinken i ka thënë Kurtit se pret që lidershipi i tij ta rikthejë momentumin në dialog duke i mbështetur zotimet paraprake të Kosovës, duke nxitur transparencë e duke shmangur veprime apo retorikë që mund të rrisë tensione. Ai ka bërë thirrje për vëmendje në arritjen e marrëveshjes për energji për veriun e Kosovës dhe për avancim të çështjes së personave të pagjetur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, shkruhet në letër.

Blinken ka përsëritur kërkesën për mbështetje të vendimeve gjyqësore – në veçanti ato që lidhen me të drejtat e minoriteteve. Në fund ai ka thënë se Kosova duhet të punojë ngushtë me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe përfaqësuesin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën Blinkeni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?