Blinken në Bruksel, ndihma për Ukrainën para se Trump të betohet

Kryediplomati i administratës së Bidenit në largim, Antony Blinken është në Bruksel për bisedime me aleatët evropianë, të shqetësuar nese presidenti i sapozgjedhur Donald Trump mund të braktisë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, sipas Reuters. ”Në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga fitorja e zgjedhjeve të Trump më 5 nëntor, sekretari amerikan i shtetit, Blinken do të ndalet në Bruksel përpara vizitave të planifikuara në Peru dhe Brazil këtë javë”, sipas një njoftimi.

Përveç sigurimit të ndihmëS ushtarake për Ukrainën me vlerë miliarda dollarë, presidenti Joe Biden punoi për të zgjeruar NATO-n dhe mblodhi vendet në mbarë botën për të izoluar Rusinë pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në vitin 2022.

Trump ka qenë kritik ndaj ndihmës së Biden për Ukrainën, duke nxitur shqetësimin për të ardhmen e mbështetjes për qeverinë e presidentit Volodymyr Zelensky. Ushtria e Ukrainës është nën presion në rritje nga Rusia përgjatë një linje fronti prej më shumë se 1000 kilometra – ku tashmë janë dislokuar pjesa me e madhe e trupave të Ukrainës.

SHKARKO APP